Dizeli shtrenjtohet dy denarë për litër, çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta

Shkup, 21 prill – Dizeli nga sonte në mesnatë do të rritet për 2 denarë për litër, ndërsa për derivatet tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet rritje mesatarisht prej 0.48 për qind e çmimit me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZELIT (DV V) do të arrit 84,5 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 83,5 denarë dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 82,5 denarë për litër. I njëjtë mbetet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, i cili arriti 51,599 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimit me pakicë të naftës, KRRE tregon rritjen e çmimit referencë në tregun botëror të diselit me mesatarisht 0,807 për qind, si dhe uljen e benzinës me 0,086 për qind dhe 0,065 për qind kursin më të lartë të këmbimit të dollari kundrejt denarit. /Zhurnal.mk