Dita e tretë në kërkim të 22 vjeçarit nga Kumanova, QMK angazhon edhe qenë nuhatës
Shkup, 29 shtator – Në ditën e tretë të kërkimit të shoferit dhe bashkëudhëtarëve të mundshëm në automjetin “golf” që ka rënë në lumin Vardar në afërsi të Zhelinës në Tetovë, sot janë përfshirë edhe qentë nuhatës. Gjithashtu, do të bëhet përpjekje me prekje të rrjedhës së ujit në lumin Vardar për të ulur nivelin e ujit dhe për të lehtësuar kërkimin.
Përfaqësuesit e institucioneve kompetente vlerësojnë se duhet të kontrollohet në lumin Vardar, por edhe jashtë rajonit të Tetovës, në drejtim të Shkupit dhe Velesit sipas rrjedhës së ujit të lumit.
“Kemi kërkuar të zvogëlohet ujit nga Ujësjellësi. Por kjo nuk është kompetenca jonë. Ata thanë ndërkohë se do të ulin nivelin e ujit. Kemi katër skuadra në fushë. Ekipi i parë është në të majtën tonë, i dyti në anën e djathtë të Vardarit, i treti në urën e Siriçinos, dhe të katërtin do ta angazhojmë sot pas orës 13:00 në Zelenikovë sepse supozuam se uji mund ta tërhiqte atje për shkak të shpejtësisë. Në terren kemi 16 zhytës dhe 16 punëtorë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Arif Arifi, shef i Seksionit të Tetovës në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Janë të angazhuar persona që punojnë në njësinë speciale antiterroriste “Tigra”, seksione të tjera të DMSH-së, zjarrfikës, Komuna e Zhelinës. Gjatë ditës një ekip nga DMSH Tetovë ka kërkuar që të punësohet një ekip nga DMSH Veles, i cili gjatë ditës duhet të bëjë kontroll në liqenin e vogël në Zelenikovë.
“Jemi këtu që në shtatë të mëngjesit, e kontrolluam të gjithë terrenin ku e gjetëm automjetin, pastaj kemi zbritur. Vardari bart shumë ujë dhe është e vështirë të kërkohet. Fillojmë të kthehemi përsëri, sepse ka shumë ujë dhe duhet kontrolluar më ngadalë i gjithë terreni. Uji është shumë i fortë dhe ndoshta trupi është ngulur diku në thellësi dhe do të duhet shumë kohë derisa ta gjejmë”, tha Avni Amethi, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.
Policia e Tetovës të martën ka pranuar një raportim se një “golf” ka rënë në lumin Vardar nga ura afër Zhelinë. Tash për tash është duke u kërkuar për 22-vjeçarin nga Kumanova, E.R., familja e të cilit e posedon veturën. Ende është duke u përcaktuar nëse në automjet ka pasur udhëtarë të tjerë.

