Dita e Tokës shënohet me aktivitete të shumta në Kosovë

Për të shënuar Ditën e Tokës, sot në të gjithë vendin janë organizuar aktivitete të shumta, si nga institucionet qendrore ashtu edhe nga institucionet lokale dhe organizatat që merren me çështjet e mjedisit.

Në Prishtinë, aktiviteti kryesor organizohet nga Ministria e Mjedisit së bashku me disa organizata të tjera në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë shesh, 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale në aktivitetin që pritet të fillojë prej orës 10:00.

Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete në lagjen “Dardania” si dhe te “Shkolla e Gjelbër” ku do të vendosen shporta për mbeturina. Kjo shkollë do të shënojë edhe ditën e saj me aktivitete të ndryshme.

Çdo vit, Dita e Tokës shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe sfidat që ndërlidhen me mirëqenien e planetit.