Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut – 7 maj, do të manifestohet me shumë aktivitete

Shkup, 26 prill – Me promovimin e objektit të rikonstruktuar të 73-të – objekti i SPB Radovish, nesër do të fillohet me shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 maj, informojnë nga MPB-ja.
“Më 30 prill, të shtunën, gjysmë ore pas paradites, në Strumicë – para Shtëpisë së ARMV, në Kriva Pallankë – pas stadiumit të Qytetit, në Veles – në parkun e rinisë, në Strugë – në plazh dhe në KRushevë – në Gumenje, banorët e këtyre qyteteve, por edhe të gjithë vizitorët e vendeve përreth do të mund të shoqërohen me nëpunësit policor nga të gjitha njësitë, të njoftohen me profesionin policor, por edhe me pajisjet e tyre, ndërsa për freskim muzikor të qytetarëve do të përkujdesën miqtë muzikor të MPB-së”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Më 5 maj, siç informojnë nga MPB-ja, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të hapë konferencë rajonale të drejtoreve të Policive, dhe një ditë më pas, më 6 maj, MPB-ja do të realizojë aksion për dhurimin e gjakut në nderë të Ditës së Policisë së Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën ditë është përcaktuar edhe promovimi i monografisë së “MPB-ja për qytetarët”.