Dita botërore e lirisë së mediumeve – “Ndërprisni me spiunimin e gazetarëve”

Shkup, 3 maj – Ndërprisni me spiunimin e gazetarëve” është motoja, me të cilën sot shënohet Dita botërore e lirisë së mediumeve – 3 Maji.

Dita botërore e mediumeve do të shënohet në mënyrë të ndryshme – në Francë u paralajmërua ceremoni e posaçme për gazetarët, “të cilët e kanë humbur jetën për shkak të informatës” dhe në të do të merr pjesë sekretari i përgjithshëm i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ), Entoni Belanxher, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar organizohet seria njëmujore e onlajn ngjarjeve me oratorë të cilët i hulumtojnë kërcënimet globale për gazetarinë.

Në vend, presidenti Stevo Pendarovski dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) organizojnë panel diskutim kushtuar sigurisë së gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë. Në ngjarjen, e cila sipas paralajmërimit, do të mbahet në Kabinetin e shefit të shtetit, fjalime do të kenë përfaqësues të disa organizatave mediatike në vend.

Prej dje e deri më 5 maj të këtij viti, UNESKO dhe Republika e Uruguait do të jenë nikoqirë të Konferencës së sivjetshme globale të Ditës botërore të lirisë së mediumeve që do të mbahet në format hibrid. Konferenca do të përqëndrohet në ndikimin e epokës digjitale ndaj lirisë së shprehjes, sigurisë së gazetarëve, qasjes deri te informatat dhe privatësisë. Prej saj pritet të dalin rekomandime konkrete për ballafaqim me këto sfida.

Me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e dërgoi porosinë se pa lirinë e shtypit, nuk ka shoqëri të vërteta demokratike, si dhe se pa lirinë e shtypit nuk ka liri.

Guteresh tha se “kërcënimet ndaj gazetarëve rriten çdo ditë”.

Dita botërore e lirisë së mediumeve shënohet nga viti 1993 dhe çdoherë më 3 maj. Qëllimi është të promovohet pranimi i lirisë së mediumeve, të theksohet rëndësia e mbrojtjes së lirive mediatike dhe lufta kundër të gjitha formave të ndikimit ndaj mediumeve, si dhe të përkujtohet në punëtorët mediatikë, të cilët e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së punës së tyre.

Më 3 Maj ndahet edhe çmimi vjetor Giljermo Kano për lirinë e mediumeve. Çmimi i cili ndahet nga vitit 1997, i shpreh respekt çdo personi, organizatë ose institucioni për kontributin në mbrojtjen dhe/ose promovimin e lirisë së mediumeve, posaçërsht kur bëhet në rast të rrezikut të madh