Dispozita ligjore për ditën e diel – ditë jo pune, nesër para Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 19 prill – Dispozita ligjore për ditën e diel – ditë jo pune, nesër do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese si nismë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e cila ka të bëjë me ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie të punës.

“Parashtruesi konsideron se ligji i kontestuar lidhur me rregullimin e punës të së dielës është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes, me vlerat themelore dhe me barazinë e qytetarëve. Në iniciativë thuhet se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës rregullon shfrytëzimin e pushimit javor duke vendosur ndalimin e punës të dielave dhe në të njëjtën kohë numëron përjashtimet nga disa aktivitete në të cilat pushimi javor mund të përdoret në një ditë tjetër të javës dhe tregon se kjo zgjidhje ligjore nuk është në favor as të subjekteve ekonomike dhe as të punëtorëve dhe cënon drejtpërdrejt vlerat themelore të rendit kushtetues të vendit”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas parashtruesit, me këtë zgjidhje ligjore, punëdhënësit nga veprimtaritë ekonomike që u ndalohet puna të dielave – produkte minerale jometalike, kishin pozitë të barabartë juridike përsa i përket shlyerjes së taksës dhe detyrimeve të tjera publike ndaj shtetit, të cilat janë të përcaktuara me ligj, por kanë qenë në pozitë të pabarabartë juridike me punëdhënësit nga aktivitetet ekonomike të cilët lejohen të punojnë të dielave, për sa i përket realizimit të të ardhurave dhe fitimit.

Përveç kësaj, Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për nismën e dorëzuar nga Asociacioni i Institucioneve Stomatologjike Private dhe Mjekëve Privatë të mjekësisë stomatologjike nga Kavadari dhe Rregullores për format e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Dy nismat e tjera për të cilat gjykatësit kushtetues do të vendosin nesër janë për sigurimin e mbrojtjes personale për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 dhe për një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit./Zhurnal.mk