Disa shtëpi vërshohen nga uji në Gjilan, gjendja e rënduar është edhe në fshatrat përreth
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale në Facebook shihen disa shtëpi në të cilat ka depërtuar uji, si në rrugën “Enver Miftari” dhe në fshatin Malishevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të mërkurës kanë bërë që disa objekte banimi (shtëpi) në qytetin e Gjilanit si dhe në disa fshatra të vërshohen nga uji, ndërsa dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi.
Dëme të mëdha nga vërshimet janë shkaktuar edhe në bujqësi në fshatin Livoç i Poshtëm, në Gjilan.

