Diplomatja gjermane Homan do të jetë ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Diplomatja gjermane Kristijane Homan është emëruar ambasadore e ardhshme e Bashkimit Evropian në Shqipëri, në vend të italianit Luigji Soreca, i cili u largua nga detyra në prill, lajmërojnë mediat në Shqipëri.

Homan i bashkohet delegacionit të BE-së në Tiranë pas karrierës së gjatë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Sipas “Ora Njuz”, ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni që nga viti 2019, dhe më parë dy vjet ambasadore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Homan ka mbajtur poste diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamerun dhe Komisionin Evropian në Bruksel. Ndërmjet viteve 2013 dhe 2016, ajo ishte shefe e departamentit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Homan pritet të marrë funksionin në Tiranë në muajin shtator.