Dimovski: Nuk mund të jemi robër shtatë ditë në javë

Shkup, 1 maj – Nuk mundet, punëdhënës dhe shefa të jemi robër shtatë ditë në javë. Do të bllokojmë gjithçka dhe shumë lehtë kjo protestë do të shndërrohet në grevë, e kjo do të thotë ndërprerje të punës gjatë orarit. Nëse ne durojmë edhe ju do të pësoni dëme, porositi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski nga protesta e sotme e 1 Majit, duke dërguar edhe një herë kërkesat – rritje lineare prej 2.806 denarëve më të gjithë në vend dhe tërheqjen e parashtresës për ditën e diel ditë jopune nga Gjykata Kushtetuese.

Siç theksoi Dimovski, këto kërkesa duhet të plotësohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Rritja e pagave duhet të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur sepse nuk na ka ngrënë kriza ekonomike, inflacioni është gjithnjë e më i lartë dhe kemi nevojë për ato para gjithnjë e më shumë. T’ju paralajmërojmë, tërhiqeni parashtresën për ditën e dielë, ditë jopune sepse është realitet në vend – punëtori e shfrytëzon atë përfitim – pushim”, tha kryetari i LSM në një fjalim të shkurtër para Odës ekonomike.

Protesta filloi para ndërtesës së LSM-së, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë, nga ku, siç paralajmëroi Dimovski, do të dërgohen mesazhe të këtilla të qarta dhe të zhurmshme.

“Pa para nuk ka punë”, “Rritje e rrogave për 2.806 denarë menjëherë për të gjithë”,  “Pa huadhënës, shefa dhe bankierë mundemi, pa punëtorë nuk mundemi”, “Marrëveshje për punësim të kohë të pacaktuar” “Stop mobingut”, janë vetëm disa nga mesazhet në protestë.