Digjet vetura e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në Leposaviq
Rreshterit të Policisë së Kosovës, me nacionalitet serb, në Leposaviq iu është djegur vetura e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
“Po ka ndodhë, jemi në pritje të raporteve hetimore” – ka thënë Hoti.
Ai tutje tregoi se vetura e rreshterit është me targa ilegale, KM.
Siç mëson KALLXO.com ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës se sotme, rreth orës 04:00.
Kujtojmë se një rast i njëjtë kishte ndodhur edhe më 19 shtator 2022, kur një oficeri serb iu ishte djegur vetura e tij.
Kështu kishte njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishe thënë se oficeri po ashtu ishte sulmuar nga disa persona.