Digjet një objekt në Kalanë e Tetovës
Tetovë, 4 janar – Në një zjarr tërësisht është djegur një objekt në kodrën Balltepe në lagjen e vilave në afërsi të kalasë. Objekti është pronë e Zharko Anançevskit.
“Më informuan se po digjet, prandaj i thirra zjarrfikësit. Zjarrfikësit erdhën shpejtë. Kur erdha këtu gati ishte djegur. Bëhet fjalë për vilë, por unë më shumë jetoj këtu, gjatë verës ruaj edhe bagëti. Në pjesën e sipërme kisha kashtë dhe prisja që të vinte pranvera. Këtu jam 90 për qind të kohës, zjarri ndodhi kur nuk isha këtu. Objekti është ndërtuar në vitin 1990, unë jam nga fshati Llacë, këtu më tërheq shtëpia ime e parë, ndërsa shtëpinë e dytë e kam në Tetovë, shpresoj që do të rinovohet, nëse ndihmon komuna. Është e pamundur që të hyjmë tani, e lëre më që të jetohet”, deklaroi Zharko Anançevski.
Nga NJTZ Tetovë informuan se zjarri është denoncuar në orën 9:05, ndërsa është shuar në orën 11:35. Kanë intervenuar katër ekipe me kamionë dhe me 12 zjarrfikës

