Digjet një Audi në Kumanovë
Kumanovë, 14 shkurt – Një veturë AUDI në lëvizje është djegur dje në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, informon Zhurnal.
Informatën e kanë konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë, të cilët njoftojnë se në ora 19:46 është denoncuar se në rrugën Done Bozhinov në Kumanovë, kashpërthyer zjarr te një veturë Audi, me targat të Kumanovës, në pronësi të 44 vjeçarit P.D nga Reçica e Kumanovës.
Zjarri më pas është shuar nga njësiti i zjarrfikësve në Kumanovë./Zhurnal.mk

