Dialogu të mos kushtëzohet me grevë
Shkup, 16 Prill – Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut gjatë vikendit do ta vazhdojnë dialogun që të përcaktohet përqindja e saktë e rritjes së pagave për mësimdhënësit dhe edukatoret, me qëllim që nga e hëna nxënësit të vijojnë procesin mësimor. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në këtë takim ka potencuar se janë të hapur për dialog për vendosjen e një sistemi për rritjen e pagave, por ky dialog nuk duhet të jetë i kushtëzuar nga greva thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Përfaqësuesit e Qeverisë dhe përfaqësuesit e SASHK-ut u morrën vesh që ditëve të ardhshme të përcaktohet përqindja për rritjen e pagave e cila do të planifikohet dhe do të realizohet me rebalansin e buxhetit, pas çka nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga e hëna do të ktehehshin në bankat shkollore, ndërsa fëmijët në kuadër të çerdheve.”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

