“Dhe Cezari ishte perandor por sot porositet si sallatë”, Mozzik e thumbon Noizyn?

Mozzik dhe Noizy, janë komentuar kohëve të fundit për miqësinë e tyre.

Dyshja, kanë duetin e tyre “Bonjour Madame”, i cili u fshi nga ‘Youtube’, pak javë më parë.

Thuhej se kjo krisje ndodhi për shkak të Loredanës, e cila bashkëpunoi së fundi me Noizyn për “Heart Attack”.

Por, ishte Noizy që hodhi poshtë këto dyshime, ku u shpreh se prishja e miqësisë së tyre ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik.

Së fundi Mozzik, ka hedhur një storje në ‘Instagram’, ku po aludohet se është një thumb për Mozzikun.

“Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”, ka shkruar Mozzik.