Detaje nga vdekja tragjike e prizrenasit: Rrufeja që e mbyti atë dogji edhe ngarkesën në traktor

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për tragjedinë e djeshme në Prizren, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja.

Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se viktima gjersa po drejtonte traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e viktimës, R.V, 55 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion