Deskoska: Të fillojë procedura për miratimin e ndryshimeve në ligjin për shoqata dhe fondacione, ku përcaktohet procedurë e qartë për regjistrimin e tyre

Shkup, 18 prill – Opinioni me të drejtë reagon për emrin e qendrës kulturore “Ivan Mihajlov” në Manastir, ka shkruar në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e atëhershme e Drejtësisë Renata Deskoska, duke theksuar se në vitin 2019 Ministria nuk e ka aprovuar përdorimin e emrit Ivan Mihajlov.

“Këto pak ditë dëgjojmë reagime të ashpra për emrin e qendrës kulturore Ivan Mihajlov. Opinioni reagon me të drejtë. U shtrua edhe pyetja se cili organ shtetëror ka lejuar që një shoqatë të regjistrohet me atë emër. Regjistri Qendror është përgjegjës për regjistrimin e shoqatave.

Nëse në emër të shoqatës shënohet emri dhe mbiemri i një personi historik dhe personazhi tjetër i famshëm, kërkohet pëlqimi i saj, nëse është i vdekur – pëlqimi i të afërmve të tij deri në shkallën e tretë në vijë të drejtë, dhe nëse të tillë nuk ekzistojnë, pëlqimin e jep Ministria e Drejtësisë, shkruan Deskoska.

Në vitin 2019 kur është regjistruar kjo shoqatë, sqaron ajo, është kërkuar miratimi nga Ministria e Drejtësisë. Ministria atëherë, thekson, nuk ka dhënë miratim për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov. Ministria e Drejtësisë gjithashtu e informoi aplikantin se nuk mund të jepte pëlqimin për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov.

“Njoftimi se nuk mund të jepet pëlqimi, do të thotë se nuk keni pëlqimin e autoritetit kompetent. Ky rast tregon se duhet të fillojë menjëherë një procedurë për ndryshime në ligjin për shoqatat dhe fondacionet, me të cilat do të përcaktohet një procedurë e qartë për regjistrimin e të njëjtave, kritere të qarta që emrat do të ndaloheshin për përdorim dhe të sigurohet një komision kompetent për të vlerësuar nëse një person është person historik dhe të japë propozim për miratim ose mosmiratim të përdorimit të emrit të tij, publikoi Deskoska në FB.