Dështon futja në rend dite e masave për furnizimin me rrymë

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të fus në rend dite projektligjin për masat për furnizim me energji elektrike, për shkak të krizës energjetike.

Nga 77 deputetë sa morën pjesë në votim, 51 nga ta votuan pro dhe 36 kundër. Abstenim nuk pati.

Kundër këtij projektligji ishin të zëshëm deputetët e opozitës.