Dështimi i votimit të Komisionit Hetimor, Memli Krasniqi thërret konferencë të jashtëzakonshme

Kryetari i Padtisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thirrur Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme

Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë. Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë.