Deri të premten mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, për fundjave më ftohtë dhe borë

Shkup, 12 dhjetor – Të mërkurën në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperaturat ditore atje do të mbeten më të ulëta, kumtoi DPHM-ja.

Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Reshjet në disa vende do të jenë më të bollshme.

Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe reshjet në vendet më të larta do të kalojnë në borë, ndërsa temperaturat kudo do të bien.