Dërgohen drejt Rinasit të gjithë diplomatët iranianë

Të gjithë diplomatët iranianë janë larguar drejt Rinasit pasi ambientet e ambasadës janë zbrazur plotësisht. Brenda ambasadës janë vetëm disa persona, staf shqiptar.

Gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.

Pas largimit të stafit, njësia e antiterrorit dhe njësia antieksploziv është futur brenda ambienteve të ambasadës iraniane.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.