Deputetja e PD, Tabaku takon ambasadorin e BE-së: Procesi i integrimit të ofrojë ndryshime të prekshme

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri të ditur se ditën e premte ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Tabaku, nëpërmjet në statusi në rrjetin social X, bëri të ditur se në këtë takim, theksoi nevojën urgjente për dialog dhe reforma.

Në postimin e saj, deputetja thotë se si opozitë, “PD po kërkon transparencë, luftë ndaj korrupsionit dhe balanca të forta në Parlament.”

Sipas saj, ka ardhur koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme.