Deputetja e Australisë Fernando në takim me deputetët e grupit për bashkëpunim në Kuvend

Shkup, 12 korrik – Kontributi i komunitetit maqedonas në Australi është i madh, potencoi sot deputetja e këtij vendi, Kasandra Fernando në takimin me deputetët e grupit të miqësisë në Kuvend me Australinë.

Fernando potencoi tha se Australia është e gatshme të punojë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri si dhe se dëshiron ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në zhvillimin e saj, veçanërisht në fushën e tregtisë, inovacionit dhe teknologjisë, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit. 

Deputeti Ljupço Prenxhov  theksoi në takim se me Australinë kemi miqësi shumëvjeçare, pavarësisht distancës gjeografike. Ai theksoi se vendi ynë ka diasporë dukshëm të madhe të përqendruar në disa rajone të Australisë. Përkatësisht, siç tha Prenxhov, sipas regjistrimit të fundit, në Australi janë rreth 98.500 maqedonas, ndonëse, siç tha ai, duke marrë parasysh migrimin disa dekadash në atë drejtim, numri real i mërgimtarëve tanë atje është mbi 200 mijë. 

Kjo, potencoi deputeti, është një nga arsyet pse bashkëpunimi duhet të intensifikohet dhe forcohet më tej, edhe në nivel parlamentar, ndaj do të ishte mirë që deputetët tanë të vizitojnë Australinë për të mësuar më shumë rreth mënyrës së punës dhe funksionimit të sistemit politik. 

Deputetja Rina Ajdari theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Australia, pavarësisht distancës së madhe gjeografike, ushqejnë marrëdhënie të ngushta. Ajo theksoi se bashkëpunimi mes parlamenteve është gjithashtu një mënyrë për të promovuar marrëdhënie të mira dypalëshe.  

Në takim morën pjesë edhe Aleksandar Veljanovski nga Kabineti i deputetes Fernando dhe Konsulli i Nderit i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zoran Kostovski.