Deputetja britanike për propozimin franko-gjerman: Shqetësuese është pika për themelimin e Asociacionit

Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns, ka reaguar në lidhje me draftin e përditësuar të propozimit franko-gjerman, i cili iu dorëzua të premten e kaluar kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit Vuçiq në Beograd.

Në një postim në Twitter, Kearns ka thënë se është shumë e shqetësuar me pikën 7 të këtij propozimi, e cila parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përcjell arbresh.info.

Sipas saj, assesi nuk duhet të krijohet modeli i njëjtë me Republika Srpska” në Bosnjë e Hercegovinë.

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7.Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.