Deputetët në udhëtim jashtë shtetit këtë javë s’ka seancë parlamentare

Shefja Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se këtë javë nuk do të ketë seancë parlamentare, për shkak se dy delegacione do të jenë në udhëtim jashtë shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se seanca do të vazhdojë javën e ardhshme.

“U konfirmua se në këtë javë nuk do të këtë seanca plenare sepse dy delegacione të vendit do të jenë në udhëtime jashtë vendit. I bije që seancat e radhës i bie që të jenë në javën e ardhshme. Të gjitha komisionet do te vazhdojë mbledhjet”, tha ajo.