Denisi ka ende nevojë për ndihmë, mjetet që u grumbulluan, s’mjaftojnë për protezën

Për 4 ditë, për 26-vjeçarin nga Pogradeci, Denis Selko janë grumbulluar 5100 euro, por kjo shumë është e pamjaftueshme për të blerë protezën për të cilën ai ka nevojë esenciale.

Duhen edhe 7000 euro që të sigurohen mjetet e nevojshme për të blerë të njëjtën, pasi ajo mban koston prej 12 mijë euro.

Denisi nuk mund të punojë dhe familja e tij nuk mund të sigurojnë mjetet e nevojshme, ngaqë të gjitha të ardhurat që kishin poseduar nga puna në blegtori, i kishin shpenzuar për operacionin.

Ai mbeti pa njërën këmbë që nga 10 gushti i vitit të kaluar, pasi ishte shtypur nga një veturë dhe shoferi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti për aksidentin zvarritet gjykatave të Shqipërisë dhe për momentin shpresa e vetme qëndron tek bamirësit që do t’i zgjasin dorën për të mbledhur para për protezën, ndërkaq Shoqata e Bamirësve Strugë nëpërmjet një aksioni me një faqe “Gofoundme” do të kujdeset për mbledhjen e fondeve.

Nr. kontakt +3897 1 963 492
Nr. xhirollogarisë bankare: 210-075048960117
Nr. xhirollogarisë për deviza: IBAN: MK07210722000117340

https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-denis-selko-nga-piskupstina?member=26152341&sharetype=teams&utm_campaign=p_na+share-sheet&utm_medium=copy_link&utm_source=customer%20)