Dendias vjen në Shkup, do të bëhet evaluim i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës
Shkup, 26 gusht – Shefi i diplomacisë së Greqisë Nikos Dendias nga fundi i muajit vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast do të bëhet edhe evaluimi i zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa do të bisedohet edhe për mbështetjen e Athinës lidhur me integrimin tonë evropian, paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
“Mendoj se është një vizitë e rëndësishme, vizitë kthyese pas vizitës time në Athinë dhe flet për intensitetin e komunikimit në nivel të lartë që është reflektim i marrëdhënieve të mira bilaterale midis vendeve tona të cilat janë më shumë sesa thjesht zbatim i Marrëveshjes së Prespës, sepse Marrëveshja e Prespës parashikoi krijim të partneritetit strategjik midis dy vendeve tona dhe ne vazhdimësi e ndërtojmë dhe e përmirësojmë në kontekstin politik dhe ekonomik”, tha Osmani në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në MPJ me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Theksoi se në MPJ është formuar grup pune për ndjekjen e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës duke përfshirë edhe koordinator dhe vazhdimisht ndiqen në bazë javore obligimet tona.
“Ato nuk janë vetëm detyrime nga neni 8 të cilat dalin në ndryshim të shenjave, tabelave etj., por edhe në pjesën e Komisionit për mbrojtjen e markave tregtare, që është çështje shumë e rëndësishme, sepse sa më shpejt të zgjidhet çështja e markave tregtare , më shumë ndoshta në një pozitë më të mirë në lidhje me mbrojtjen e markës tregtare ose në lidhje me Komisionin për çështje arsimore. Pjesa e katërt është bashkëpunimi sektorial i cili është paraparë edhe në kuadër të Marrëveshjes së Prespës”, tha Osmani.
Është paraparë që në takim me Dendias, theksoi Osmanit, të bëhet edhe evaluimi i shkallës së implementimit lidhur me obligimet që I ka edhe shteti, megjithatë që i ka edhe Republika e Greqisë.
“Planifikojmë të hyjmë në mënyrë më esenciale dhe më sistematike në lidhje me të gjitha çështjet në mënyrë që të bëjmë një pasqyrë të nivelit të zbatimit, por natyrisht që do të hapim çështje të tjera, veçanërisht mbështetjen në drejtim të integrimit evropian dhe natyrisht bashkëpunimin sektorial në kontekst të partneritetit strategjik”, deklaroi ministri Osmani