Demonstrohen aftësitë e FSK-së për manovrim në kushte dimërore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

“Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të Kërkim Shpëtimit malor kanë demonstruar disa aktivitete.

“Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski, operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek, trajtimin e të lënduarve, qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera”, njofton Mehaj për aktivitetet të demonstruara.

Ky aktivitet shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.

“Përgëzoj udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi”.