Del foto/ Kush është biznesmeni nga Shijaku, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani

Personi në foto është Mari Muka, 42-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani, në qytetin Krefeld, pak ditë më parë.

Muka u qëllua pas koke, ndërsa policia gjermane ka arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes dy të rinj po nga Shqipëria, 20 dhe 26 vjeç.

Dy të rinjtë, ishin të dy emra të njohur për policinë, për lidhjet me trafikun e drogës. Edhe viktima, sipas hetuesve gjermane, nuk ishte një emër i njohur i panjohur për policinë, pasi kishte precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. Viktima rezultoi të jetë pronar i pikës së karburantit ‘Muka Oil’ në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.

Shqiptari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) në Gjermani.