Deklarohet Klinika e Gjinekologjisë pas dyshimeve për ndërrim të një foshnje

Mbrëmë në Klinikën e Gjinekologjisë u raportua se ka lindur një foshnjë pa shenja jete.

Babai i foshnjës që nuk mbijetoi e ka raportuar rastin në Polici.

Ai po dyshon se iu ndërrua foshnja.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj tha për Klankosova.tv se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.

Ai theksoi se gjendja e pacientes ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja s’ka mbijetuar.

“Jo, nuk ka mundësi të ndodhë. Janë disa procedura që duhet të ndiqen. Ka pasur keqkuptim në komunikimin verbal. Gjendja e pacientes ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja nuk ka mbijetuar. Nëna e foshnjës ka qenë e njoftuar që ka probleme dhe u është shpjeguar familjes me kohë. Nuk ka ndërrim të foshnjës, por e ka keqkuptuar situatën prindi, sepse ka qenë i tensionuar pak” – tha Ndrejaj për Klankosova.

Klankosova.tv ka pyetur për rastin edhe në Polici, por deri më tani s’ka përgjigje.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM