Dejanovski: Qeveria të kuptoj se kjo është vija e kuqe

Shkup, 8 Prill – Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ), Trpe Dejanovski në emisionin e sontëm “360 gradë”, deklaroi se bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkojnë rritje të pagave për 2.806 denarë dhe se sipas tij Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe, dhe kthim pas nuk ka. “Kemi disa kërkesa dhe mendoj se Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe.

Kërkesa e parë e dini edhe vetë, kur bisedohej për pagën minimale kërkuam rritje graduale të pagave. Gjatë bisedave me ministrin dhe me ministrat e tjerë të Qeverisë dhe me kryeministrin na bindën se ky buxhet për shkak të krizës ekonomike nuk do të mund ta përballoj, bashkë me ministrin e Shoqërisë Informatike me iniciativë të tij u kërkua rritje prej 3000 denarëve dhe kjo nuk kaloi, tani kemi kërkesë tonën, bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë rritje për 2.806 denarë”, tha Trpe Dejanovski, kryetar i SPOGJ.