Debat “Kontributi i Parlamentit në punën e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe Rishikimi periodik universal”
Shkup, 12 qershor – Kuvendi dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara në vend sot organizojnë manifestim të përbashkët me temë “Kontributi i Parlamentit në punën e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe Rishikimi periodik universal (RPU)”.
Siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i Kuvendit, në ngjarje do të flasin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rosana Duxhak, koordinatore në Departamentin e RPU-së të Zyrës së Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut të OKB-së, Sepide Mohaxher, kryetari i Komisionit të përhershëm hetues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Kuvendit, Halil Snopçe dhe kryetarja e Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në debat do të diskutohet dhe shpjegohet rëndësia dhe përfitimet e përfshirjes së Kuvendit në aktivitetet e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe rajonalë për të drejtat e njeriut, si dhe mundësitë për pjesëmarrje dhe kontribut më të madh dhe aktiv të Kuvendit në Rishikimin periodik universal.
Siç bëhet me dije nga Shërbimi për shtyp i Kuvendit, do të shkëmbehen përvojat krahasuese dhe praktikat e mira të pjesëmarrjes së Kuvendit në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe RPU-së. Gjithashtu do të shqyrtohen mundësitë për forcimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në RPU dhe avancimin e të drejtave të njeriut në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

