Debat “Demokracia digjitale – rruga drejt pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve”
Shkup, 15 shtator – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, e cila çdo vit shënohet më 15 shtator, sot do të mbahet debat me temën “Demokracia digjitale – rrugë drejt pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve”.
Debati organizohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë.
Qëllimi kryesor i eventit është të evidentojë rëndësinë e demokracisë digjitale në përfshirjen reale dhe efektive të publikut në proceset vendimmarrëse në vend, përvojat nga praktika e deritanishme të demokracisë digjitale, si dhe sfidat që qëndrojnë përpara në këtë fushë në periudhën e ardhshme.
Në debat është paralajmëruar pjesëmarrja e zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Gërkovska, përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan, si dhe përfaqësues nga disa institucione kompetente, biznesi dhe sektori civil.

