Dashtevski: Kërkojmë zgjidhje ligjore që qytetarët pa letërnjoftime të mund të votojnë

Shkup, 19 gusht – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të bëjë gjithçka që të gjenden zgjidhje ligjore për qytetarët me letërnjoftime të pavlefshme të cilët nuk kanë mundësi që të marrin të reja për shkak të ligjit të bllokuar që të mund të votojnë. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pas mbledhjes së sotme të Komisionit theksoi se nëse qytetarët kanë pasaportë të vlefshme do të mund të votojnë, por gjithashtu se megjithatë ndërmerren aktivitete plotësuese për gjetjen e zgjidhjeve të tjera ligjore.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje ligjore, sepse e dini se përdoren edhe letërnjoftimi edhe pasaporta, kështu që qytetarët e kanë ose njërën ose tjetrën. Do të shohim në atë numër të bijnë të gjithë qytetarët, sepse kush nuk ka letërnjoftim ka pasaportë dhe anasjelltas. Do të ndërmarrë edhe aktivitete plotësuese që ta koordinojmë këtë dhe do të kërkojmë edhe zgjidhje të tjera ligjore”, tha Dashtevski.
Kryetari i KSHZ-së Dashtevski tha se pesë për qind e aparateve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve do të arrijnë më 25 gusht, ndërsa të tjerët me radhë deri më 1 tetor, deri kur gjithashtu duhet të porositet pajisja gjithëpërfshirëse.
Kompania “Dermalog”, sipas marrëveshjes, duhet të dorëzojë edhe udhëzim të botuar për shfrytëzim të aparateve, i cili do të jetë pjesë e edukimit të kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të këshillave zgjedhorë. Aparatet dhe pajisja tjetër që do të shfrytëzohet në zgjedhje nuk do të jenë të lidhura me internet, gjegjësisht ato do të mbushen me të dhëna, ndërsa pas zgjedhjeve do të zbrazen.
Në mbledhjen e sotme të KSHZ-së ishte miratuar Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për parashtrim, pranim dhe konfirmim të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, Analizë të rrezikut të KSHZ-së, Udhëzim për shkelje të sigurisë së të dhënave personale në KSHZ, Program për edukim për zgjedhjet, si dhe Program për edukim dhe informim të votuesve.