Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Dhimbje Dhimbje”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ka lansuar projektin e ri muzikor.
‘Dhimbje Dhimbje’, titullohet kënga më e re e artistes, e cila është e kompletuar edhe në aspektin vizual.
Teksti dhe melodia bartin vulën e Daffyt, Gesko-s dhe Elinel, ndërsa video nga Adonis Krasniqi.
Rikujtojmë se një pjesë e këtij projektit muzikor që publikoi artistja para disa ditësh në rrjete sociale u bë mjaft virale.