Dafina Zeqiri duket e mahnitshme në veshje sportive dhe pa grim

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive me projektet muzikore të cilat priten mirë dhe pëlqehen nga publiku.

Por, artistja i qëndron afër fansave edhe përmes rrjeteve sociale me postime që marrin vëmendje dhe zgjojnë kureshtjen e admiruesve të saj të shumtë.

Në një imazhe që postoi së fundmi, ndryshe nga paraqitjet e tjera plot elegancë dhe stil, Dafina ka preferuar të shfaqet në veshje të gjerë dhe sportive teksa shihet edhe pa makijazh.

https://www.instagram.com/p/CbvQm5WIhKN/

Edhe paraqitja e radhës se këngëtares së shumë hiteve pranoi komente të shumta nga ana e kolegëve, miqve dhe fansave.