Dafina kap lulet e nuses në një dasëm dhe shenjat thonë se martesa është afër

Dafina Zeqiri është njëra nga këngëtaret më të dashura të publikut.

Prej vitesh ajo është në lidhje me Dj Geek.

Mbrëmjen e kaluar ajo mori pjesë në një dasëm të miqve të saj.

Në mesin e turmës që ka synuar të kapë buqetën me lule, këtë ia ka arritur ta bëjë Dafina.

“E radhës”, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Gjithashtu, këngëtarja ka postuar imazhe me lulen e kapur.

“Çfarë kapje”, ka shkruar Dafina krah imazheve.