Cricket dhe YA NINA publikojnë këngën “Nesër”

Producenti i njohur, Cricket dhe artistja e re, YA NINA kanë lanuar projektin më të ri muzikor.

Dyshja kanë bashkuar forcat për lansimin e këngës me emrin “Nesër” që erdhi e shoqëruara edhe me klip.

Për muzikën e projektit u kujdes Cricket, ndërsa masterizimi nga Lorenc Aliaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa, videoja shoqëruese e këngës i është besuar regjisorit Uliks Dardani.

Kënga “Nesër” tashmë gjendet në të gjitha platformat përfshirë YouTuben dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tyre.