Craig David pranon se është ende beqar në moshën 40-vjeçare pasi e ka të vështirë të jetë i hapur me femrat që nga ndarja e tij e parë në adoleshencë

Craig David ka shpenzuar dy dekada duke kënduar për të tërhequr gratë me hitet e tij të shumta ndër vite si “7 Days” e deri te “What’s Your Flava”.

Por këngëtari i R&B ka pranuar se jeta e tij e dashurisë ka qenë e rrënuar dhe tani është beqar në moshën 40-vjeçare, pasi e të vështirë për t’u hapur me femrat

Ai zbuloi se lidhja e tij më e gjatë ndonjëherë ishte dy vjet e gjysmë – dhe se më në fund është gati t’i jepet dikujt të veçantë, shkruan The Sun.

Foto: Getty

“Zemra ime ishte kaq e hapur, unë pata atë zemër thyerjen e parë dhe ajo thjesht kaloi nga një fëmijë me zemrën e tij të hapur, dhe papritur ajo thjesht u rrëzua. Nuk kisha ndjerë kurrë diçka të tillë më parë”, shpjegoi artisti.

“Pas ndarjes nga e dashura ime e hershme e fëmijërisë, zemra ime u mbyll disi. Ndihem mjaft i hapur për të kërkuar falje për marrëdhëniet për të cilat zemra ime ishte e mbyllur. Më vjen keq për vajzat dhe gratë në fazën e fundit të jetës sime që u përpoqën të ma hapnin zemrën”, tha tutje

Craig, i cili luajti dy shfaqje të shitura në O2 Arena të Londrës në fundjavë, tha se është “single” dhe po kërkon një zonjë që do ta bëjë atë “të qeshë në mënyrë të pakontrolluar”.

Foto: Getty

“Dy vjet e gjysmë janë ndoshta më e gjata ime. Edhe atëherë, nuk më duket se e kam hapur zemrën”, tha ai për lidhjen e tij më të rëndësishme.

Një pjesë e lënies së vetes të jetë i pambrojtur është të hapet për të kaluarën e tij, duke zbuluar se ai luftoi me depresionin ndërsa jetonte në Miami disa vite më parë pasi kishte lënduar shpinën.

“Lëndova shpinën dhe nuk kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë në jetën time. Ishte një spirale. Ishte një pikë ku kisha mendime të errëta. Unë thoja, ‘Nuk mund ta jetoj jetën time kështu”, u shpreh ai