Çmimi i qumështit arriti deri në 95 denarë! “Bitolsko” në Shkup kushton 87, e në Kosovë 66 denarë

Shkup, 21 shtator – Kështu duken raftet në disa dyqane në fillim të javës, para shtrenjtimit të qumështit. Shitësit thonë se nuk kanë qumësht as në magazinë.

https://youtu.be/RVInz5oZ_iQ

Por, tre ditë më vonë, qumështi u bë me çmim të ri. Në rastin konkret, çmimi i qumështit të importuar është 95 denarë, kurse qumështi nga prodhuesit vendas mund të blihet edhe për 87 denarë. Qumështi “Bitolsko”, nëpër dyqanet e Shkupit kushton 87, kurse në Kosovë 66 denarë. Po ta analizonim lëvizjen e çmimit të qumështit, do të dukej kështu:

BLEGTOR QUMËSHTORE DYQAN
27 DENARË ? 87 DENARË

Kjo do të thotë se çmimi blerës i qumështit është më i lartë për trefish se çmimi në dyqan. Prandaj parashtrohet pyetja se si është e mundur që kostot të rriten vetëm për përpunuesit dhe dyqanet, e jo edhe për blegtorët? Çmimi blerës shënon rritje për 30%, kurse harxhimet për 200%, thotë blegtori Stevanço Jordanovski.

Herën e fundit kur biseduam me Jordanovskin për çmimin e qumështit, çmimi lëvizte nga 24 deri 27 denarë. Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimit të qumështit në markete, përsëri e kontaktuam që të pyesim nëse është rritur çmimi i blerjes, sipas të cilit e shesin blegtorët.

“Nuk ka ndryshim të çmimit të blerjes, edhe nëse ka, ky ndryshim është minimal, 0,5 denarë ndoshta, por në shumë pak raste.

-Siç thashë herën e fundit, nga 24 deri 27 denarë”, tha blegtori Stevanço Jordanovski.

ÇMIMI I QUMËSHTIT SIPAS NUMBEO-s

KOSOVA – 0.98 EURO – 60 DENARË

SERBIA – 116 DINARË – 61 DENARË

SHQIPËRIA – 149 LEKË – 79 DENARË

BULLGARIA – 2.76 LEVË – 87 DENARË

MAQEDONIA – 87 DENARË (PRODUKTI VENDAS, 95 DENARË QUMËSHTI I IMPORTUAR)

Nga përpunuesit e qumështit nuk morëm përgjigje se sa ua shesin qumështin marketeve dhe sa kushton përpunimi dhe procesi i prodhimtarisë, Jordanovski thotë se për shkak të çmimeve të këtilla inkurajuese, ka rrezik për shuarjen e blegtorisë. Do të rritet importi me çka do të rriten edhe çmimet. Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, Maqedonia ka importuar 26 milionë litra qumësht me vlerë prej 37 milionë eurove.