Clark: E mirëpres mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e BE dhe NATO
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka thënë përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, se është krenar me hapat që ka bërë Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik.
“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Clark.
Përgjatë dy ditëve do të debatohet në temën “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”. Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë janë mbi 400 pjesëmarrës nga 33 shtete.
Panielistëve u është drejtuar përmes një video fjalimi edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.

