Çitaku: Skandal, turp e tmerr dënimi me 7 vite e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për dënimin me 7 vite e gjashtë muaj burgim të Shaban Goagajt lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt.
Çitaku e ka quajtur skandal, turp, dhe tmerr një vendim të tillë, i cili u shpall sot nga Gjykata Themelore në Pejë.
“7 vite e gjysmë dënimi për vrasje. 7 vite e gjysmë. Skandal. Turp. Tmerr”, ka shkruar Çitaku në Facebook.