Çitaku për deklaratën e Gërvallës mjerim dhe keqardhje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një postim në rrjetin social Facebook, ka komentuar intervistën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila  “sulmoj” qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama, e për këtë ka reaguar Çitaku, duke e cilësuar si të mjerueshme dhe për keqardhje deklarimet e Gërvalles.

Intervista e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për “Zërin e Amerikës”, nga Çitaku nuk po shihet me sy të mirë.

Çitaku ka kritikuar Gërvallën, pasi tha se Kosova nuk është duke bashkëpunuar me Shqipërinë në lidhje me iniciativën për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Europës, lidhur me pretendimet e ngritura nga raporti i Dick Martyt.

Nënkryetarja e PDK-së tha se përveç që nuk po ia dinë për nderë Tiranës zyrtare e cila po angazhohet për ta demantuar “famëkeq” të Dick Martit, madje për ta ndihmuar as nuk diskutohet.

Postimi i plotë:

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare.”

Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.

Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falenderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty. Mjerim dhe keqardhje.