Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Sipas Çitakut, kryeministri po dëshiron t’i bindë me fjalë qytetarët e Kosovës se punët nuk i kemi pasur kurrë më mirë.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasysh dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

POSTIMI I PLOTË:

Në Kosovë janë rritur:

  1. Çmimet e produkteve esenciale
  2. Çmimi i rrymës
  3. Inflacioni
  4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.