Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia “blindon” rrugët e kryeqytetit
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet.
Policia po kryejnë operacione të befasishme në të gjitha rrugët për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

