Çdo puç do dalë huq – BFI është “vakëf” i popullit që e mallkon çdonjërin që vë dorë aty!
Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk
Shkup, 5 qershor – Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut ishte cak i një puçi të ri. Për këtë puç që u mohua zyrtarisht nuk folën në BFI, por fakti se brenda natës u ndryshuan disa nga “puçistët” e mundshëm është tregues që dikush donte ta rrëzonte kreun aktual të BFI-së. Puçet në BFI u bënë të shpeshta dhe në opionion me të drejtë shtrohet pyetja pse ndodhë një gjë e tillë në institucion që duhet të jetë shembull për të gjithë!
Kryesia e BFI-së që nga pavarësia e Maqedonisë disa herë ka qenë cak i sulemeve të ndryshme të cilat kryesisht kanë dalë të dështuara, por ka pasur edhe ndryshime të kryetarëve me forma të tilla. Ky institucion duke pasur peshë të rëndësishme në organizimin e jetës fetare e kulturore të myslimanëve në Maqedoninë e Veriut kë bërë që shumë grupe të ndryshme të mudohen ta fusin nën kontroll dhe të kenë ndikimin e tyre pastaj në shoqëri.
Dikur BFI ishte cak i pushtetit komunist, por pas pavarësisë, edhe pse religjionet ishin të ndara nga pushteti, sërish për qeverinë dhe shërbimet e ndryshme, insititucionet fetare duhej të mbaheshin nën kontroll.
Fillimisht nuk duhej lejuar që religjionet të bien në prenë e grupeve radikale islamiste dhe ideologjive që vinin nga vende të ndryshme, e që në këtë drejtim BFI me mençurinë e saj arriti t’iu bëj ballë të gjitha provokimeve të ndryshme, duke mos lejuar që islami i pastërt të bie nën ndikim të grupeve radikale.
Grupe të caktuara brenda BFI-së, si ajo e Skender Buzakut e Afrim Tahirit, grupit të “vehabistëve” apo “selefistëve” dhe më vonë edhe klane lokaliste nga qytete tjera shqiptare, me forma të ndryshme kanë tentuar që të marrin udhëhqesinë e BFI-së. Ndonjëherë me puçe të dhunshme, ndonjëherë me vula false, ndonjëherë duke ia nxjerr të zezat njëri tjetrit, ndonjëherë duke pushtuar xhami të caktuara e ndonjëherë me kurthe e stërkëmbëza.
BFI herë pas here ishte pré edhe e interesave partiake, e kjo më së shumti doli në dukje në vitet 2006-2008 kur PDSH e asaj kohe mundohej që nëpremjet kreut të BFI-së të mbajë partinë dhe pushtetin gjallë. Në këtë kohë, s’dihet nëse kreu i BFI-së u morr penga nga politika, apo ai vet e ftoi politikën që të mbronte kurrizin e tij. Sidoqoftë, këtë pjesë të së vërtetës do ta nxjerri në shesh koha e historia.
Më vonë, kur PDSH ra nga pushteti, kreu i BFI-së u afrua më qeverinë e Gruevskit dhe më vonë edhe me partinë shqiptare në pushtet, BDI. Partisë shqiptare në pushtet më së shumti i interesonte që të ketë qetësi në këtë institucion, se sa të ketë ndikim direkt. Kryesisht, ata me porosi të herëpashershme linin kë kuptohej se BFI nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të ruaj pavarësinë e saj dhe më e rëndësishmja, të mos lejojë grupe radikale me agjenda të huaja të zënë hapësirë në xhamitë e myslimanëve.
Në këtë formë për një periudhë të gjatë, qëndroi në pushtet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili i premtonte pushtetit se nuk do të lejojë grupe radikale të përfshihen në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse brenda BFI-së ishte dukshëm e qartë se punët nuk janë aspak mirë.
Në momentin kur Rexhepi e humbi kontrollin në BFI dhe nuk i duhej pushtetit, ai u rrëzua brenda natës, pa ditur se çfarë po i ndodhte. Kjo në fakt ishte porosia më e qartë se koha e tij kishte përfunduar, sepse grupet radikale u minimizuan dhe duhej një kryetar tjetër. Ky kryetar duhej të ishte i moderuar, që e njihte mirë periudhën e Rexhepit, por që duhej t’i nxirrte në binarë punët me menaxhimin e brendshëm të BFI-së, e që e zgjodhën Shaqir Fetahin.
BFI-së i duhej një kryetar që do ta kthente besimin e popullatës, një kryetar që nuk do të lakmonte paratë dhe një kryetar që do të linte përgjithmonë larg hijen e zezë të BFI-së.
BFi filloi të ndryshonte. Populli filloi ta kthejë besimin dhe kjo falë transparencës ndaj opinionit.
Tani kryesisht dihej sa fitra janë mbledhur, sa zeqatë është mbledhur, sa janë shpenzimet, sa janë të hyrat, nga janë ndihmat, si shpërndahen etj. Edhe pse është fakt, se jo gjithçka është rregullluar siç duhet, megjithatë ndryshimet filluan të ndihen.
Dhe, në kohën kur gjithça dukej se po shkon kah e mbara, menjëherë u dha alarmi se dikush për përgatit puç. Ata që u ndryshuan, e që pas largimit të tyre, puçi nuk ndodhi, sqaron se struktura të mbetura nga ish kryesia e vjetër, ishin dhe mbeten rrezik për mbarëvajtjen e një institucioni të mirëfilltë fetar.
BFI është institucion i “shenjtë” për myslimanët, ose thënë ndryshe në gjuhën e popullit është “vakëf” për të cilin ky popull ka dhënë më të shtrenjtën nga vetvetja, e ka mbajtur fenë dhe institucionin fetar gati një mijë vite në këto troje dhe prandaj çdokush që prek në këtë institucion do të marrë mallkimin e popullit.
Populli thotë “vakëfi” është i shenjtë dhe nëse shkel aty pari, edhe pluhurin shkunde ka vetvetja, sepse mund të të marrë mallkimi i atyre që me djersë kanë luftuar për këtë fe e këta institucione.
Hoxhallarët dhe kryesia e BFI-së duhet ta dinë shumë mirë se para vetes kanë një amanet, për të cilin do të japin llogari në këtë botë dhe botën e përtejme, prandaj kujdesi ndaj këtij institucioni duhet të jetë i veçantë, i vëmendshëm dhe me shumë kujdes!
Partitë politike që kanë dashur ta sundojnë BFI-në gjithmonë kanë dalë të dështuara. I ka dënuar populli, i ka dënuar ofshama e djersa e besimtarëve të sinqertë. BFI nuk guxon të preket e udhëhiqet përveç se nga besimtarët e denjë. BFI është e obliguar të bashkëpunojë edhe më qeverinë edhe me partitë politike, por asnjëherë nuk duhet të lejojë të bëhet vegël e tyre për interesa të individëve!

