Car Samoili ka qenë bullgar apo maqedonas? Të premten vendoset

Shkup, 29 mars – Dallimi nga më herët, tani në Komisionin për çështje historike bullgaro-maqedonase, po punohet me atmosferë më konstruktive dhe më pozitive, që jep parashikim se me ët vërtetë së shpejti mund të gjendet harmonizim për Car Samoilin dhe për periudhën mesjetare.

Për këtë njofton Dragi Gjorgiev, anëtar i komisionit maqedono-bullgar për çështje historike.

Ai thotë se nuk është arritur ende një konkluzion përfundimtar për personalitete të caktuara historike, por atmosfera është pozitive.

“Atmosferë konstruktive lë hapësirë se ndoshta do të arrijmë marrëveshje për periudhën mesjetare dhe për car Samoilin në takimin që do të mbahet drejt për drejtë këtë të enjte dhe të premte në Shkup. Në rend dite është edhe Goce Dellçev, për të cilin në takimin e fundit në shkurt sapo e filluam pak diskutimin dhe tani do ta vazhdojmë. Në rend dite janë edhe disa çështje teknike”, thotë Gjorgiev për Sloboden Peçat.

Ai sqaron se kur të harmonizojnë konkluzionet për car Samoilin dhe për mesjetën, më pas duhet të miratohen nga dy qeveritë, e kur të bëhen libra të rinj që e mbulojnë këtë materije mësimore, autorët e ardhshëm duhet t’i marin parasysh propozimet dhe konkluzionet nga Qeveria dhe komisioni./Zhurnal.mk