Cadillac dorëzon Celestiq-in e parë elektrik me vlerë 300,000 euro

Pas një rruge të gjatë zhvillimi, Cadillac ka dorëzuar modelin e parë Celestiq gjatë një ceremonie private në Cadillac House.
Ky model ultra-luksoz, i prezantuar fillimisht në vitin 2022, është ndërtuar sipas specifikave të veçanta të klientit.
Me një bateri 111 kWh dhe një “autonomi” prej 488 km, ai përfaqëson kulmin teknologjik të markës.
Brenda kabinës dominojnë ekranet, si dhe sisteme të avancuara si Super Cruise dhe tavan me xham të errësueshëm.
Çmimi nis nga rreth 300 mijë dollarë, por varion sipas personalizimit të klientit.