Bytyqi u takua me përfaqësuesen e re të USAID-it, Xheri Dajbëll

Shkup, 4 tetor– Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot realizoi takim me ud. shefi i misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Erik Mejer dhe përfaqësuesi i ri i zyrës së USAID-it në vend, Xheri Dajbëll, ku biseduan për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Përmes USAID-it – Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, deri më tani është dhënë një ndihmë shumë e rëndësishme për zhvillimin e sipërmarrjes, përmirësimin e konkurrencës, punën më efikase të administratës publike dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, reformat në fushën e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetje e vazhdueshme në realizimin e agjendës reformuese të vendit tonë.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja janë partnerë të qëndrueshëm strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik në rajon, thekson shërbimi për shtyp i qeverisë.