Bytyqi: Të rinjve duhet t’u krijojmë mundësi për të arritur potencialin në vendin e tyre, energji ka për të gjithë

Shkup, 27 shtator – Të rinjtë nuk duhet t’i frenojmë, por t’u japim krahë, të krijojmë mundësi që do t’u mundësojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë do t’i bëjnë mjaft konkurrues për botën, tha sot zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinimi me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

“Pothuajse sa herë flasim për migrimin, dëgjojmë dhe themi fjalinë “të mbajmë të rinjtë në shtëpi”. Unë besoj se kushdo në këtë hapësirë që është prind ose ka qenë ndonjëherë i ri e di se mbajtja e tyre kudo nuk është kurrë një opsion. Prandaj mendoj se të rinjtë nuk duhet t’i frenojmë, por t’u japim krahë, të krijojmë mundësi që do t’u mundësojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë do t’i bëjnë ata mjaft konkurrues për botën, theksoi Bytyqi në konferencën ku u prezantua raporti “Kapitali njerëzor, migrimi dhe si ta formojmë së bashku të ardhmen” organizuar nga OECD.

Sipas Bytyqit, ajo që duhet të bëjmë si shtet nuk është t’i shmangim problemet tona, por të fokusohemi tek ato dhe të flasim hapur dhe më e rëndësishmja të përfshijmë të rinjtë në dialog. Këtë po kërkojnë të rinjtë nga ne, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Sa i përket energjisë elektrike, Bytyqi siguron të gjithë se energji do të ketë.

“EMV dhe Adora hyjnë në negociata të cilat duhet të jenë sipas të gjitha rregullave ligjore dhe procedurave. Gjithçka që është e mundur do të bëhet. Ne themi se energji ngrohëse do të ketë gjithsesi dhe qytetarët duhet të jenë qetë. Po, është siguruar edhe gaz. Cili është burimi nuk ka rëndësi, me rëndësi është të kemi gaz”, tha Bytyqi, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, Vendimi i KRRE-së, i cili është trup i pavarur, mund të kërkohet, ndërsa neni tre është i qartë dhe decid.

“Ka ardhur koha të lexojnë dhe të interpretojnë ata që e dinë atë. Qytetarët vetëm duhet pak më tepër të besojnë. Siç siguruam në janar energji ngrohëse kur u lamë në baltë, ashtu edhe tani energji ngrohëse për qytetarët e Shkupit do të ketë. Pavarësisht nëse është EMV apo BEG, qytetarët do të kenë energji ngrohëse, Meqenëse nuk jam i kënaqur nga sjellja e partnerit privat, do të doja atë ta bëjë EMV”, theksoi zëvendëskryeministri dhe edhe njëherë porositi se nga ligji nuk mund të kufizohet askush. /Zhurnal.mk