Bytyqi: Me SASHK u dakorduam për afat 6 mujor, por ja tani ngrihen në greva

Shkup, 11 prill – Sot filloi greva e madhe në arsim. Sipas zv.kryeministrit për çështje ekonomike, FAtmir Bytyqi, greva ka filluar duke mos iu dhënë shansë bisedimeve nga ana e SASHK prej ku filluan me grevën, edhe pse kishte apele të vazhdojnë bisedimet.

“Në disa komuna ka mësim. Qëllimi është të mos flijohet mësimi i nxënësve të cilët tanimë dy vite janë privuar nga procesi edukativo arsimor. Ne të rriturit duhet të jemi pak më të mençur”, thotë Bytyqi.

Bytyqi thotë se ne si shoqëri kalojmë përmes proceseve të cilat nuk kanë ndodhur më parë, andaj duhet dhënë shansë për negociata. Bisedimet nuk do të thotë të vendoset ultimatum, kështu ishte edhe me mbledhjen e parë për pagën minimale kur sindikata doli me kërkesë dhe tha se nuk lëvizin, e kështu, pse do të bisedonin më tepër, komenton ai.

“E para ishte rritja e pagës minimale, e dyta ishte harmonizimi i pagave me atë minimale në afat prej gjashtë muajve dhe për këtë u pajtua dhe SASHK e cila tani proteston. Në negociata edhe ne edhe SASHK u pajtuam të presim 6 muaj, por ja tani SASHK shpallë grevë”, thotë Bytyqi./Zhurnal.mk